Rezultate befasuese, si votuan diaspora në 5 komuna pas numërimit edhe në disa kuti? - NACIONALE

Rezultate befasuese, si votuan diaspora në 5 komuna pas numërimit edhe në disa kuti?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit. Mëngjesin e së shtunës, ka nisur edhe numërimi votave me postë për Gjilan.

Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj nga terreni na njofton se janë numëruar disa kuti edhe për disa komuna.

Rezultatet i gjeni më poshtë:

VP 01/02 DEÇAN - LDK 170, PDK 7, VV 121, AAK 40

VP 08/04 KLINË - VV 122, LDK 159, PDK 39, AAK 21

Vp 10/4 KAMENICË - LDK 104, AAK 10, VV 302, PDK 28

VP 05/03 DRAGASH - VV 122, LDK 72, PDK 34, SDU 69, Goranska 4 Nova stranka 4 Vakat 11 Familja 1

VP 07/02 KAÇANIK - VV 192, LDK 120, PDK 22, AAK 1, Familja 2

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së premtes ka nisur me publikimin e rezultateve të votave me postë në faqen zyrtare.

Sipas numërimit të 14.36 për qind të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me një diferencë jo të madhe nga vendi i dytë, që është LDK-ja,

Në bazë të këtij numërimi LVV-ja ka marrë 44.33 % të votave.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55%.

Pas saj renditët Koalicioni AAK-Nisma me 9.68 % të votave, kurse në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.

Lajme të ngjashme