Rezoluta e PDK-së ndaj eskpozitës shtrembëruese të Gashit, VV do draft të përbashkët, LDK pajtohet “në parim” - NACIONALE

Rezoluta e PDK-së ndaj eskpozitës shtrembëruese të Gashit, VV do draft të përbashkët, LDK pajtohet “në parim”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Rezolutën e PDK-së për dënim të ekspozitës së Shkëlzen Gashit dhe mbrojtjen e të vërtetës dhe fakteve historike të luftës në Kosovë, Vetëvendosja tha se kërkon që përmbajtja e saj të jetë një “draft i përbashkët.”

Arbërie Nagavci, shefja e deputetëve të VV-së, tha se janë të gatshëm “të dërgojmë deputetët tanë” për të përpiluar përmbajtje të përbashkët.

Jehona Lushaku e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “në parim pajtohemi” me Rezolutën e PDK-së, dhe se si subjekt më vete duan të kontribuojnë “për modifikimin” e përmbajtjes.

AAK po ashtu tha se “përmbajtja me qenë e përbashkët.”

“Propozimi është që të jetë në rend të ditës si pikë e parë,” tha Besnik Tahiri i AAK-së.

Lajme të ngjashme