Rexhepi: Të gjithë po luajnë, askush s’është i gatshëm të marrë vendim e të shkojmë në zgjedhje
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, ka bërë me dije se askush prej partive politike nuk e ka seriozisht konstituimin e Kuvendit.
Ai ka deklaruar se të gjithë në një far forme po luajnë.
Në një prononcim për “Front Online”, ajo ka thënë askush nuk është i gatshëm të marrë një vendim dhe të shkojmë në zgjedhje.
“Të gjithë disi po luajnë, por asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm të marrë një vendim dhe të shkojmë në zgjedhje. E gjithë kjo është e trishtueshme”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se do të vazhdojë të votojë kandidatët që i propozon VV-ja për kryetar të Kuvendit.
“Deri dje kemi votuar për Albulenën dhe nuk ia dolëm. VV propozoi Donikën si kandidate, as ajo nuk kaloi. Opozita dhe dy deputetët tjerë, Shqipja dhe Duda, nuk e votuan. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Rexhepi, e cila është edhe zëvendëskryeministre në detyrë.