Rexhepi: Do ta votojë mandatarin Glauk Konjufcën
Nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka dhënë qëndrimin e saj për dy seancat e sotme që janë thirru nga VV-ja.
Para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit, ajo ka thënë se do të votojë Buxhetin për vitin 2026 dhe qeverinë “Konjufca 1”.
Megjithatë, ajo nuk ka treguar nëse pushteti i ka siguruar votat për këto seanca.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kemi dy seanca, njëra është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxheti. Shumë e rëndësishme për juve e gazetarët e RTK-së. Në ora 14:00 është seanca për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Rexhepi.