Rexhepi: Do ishte më mirë që zgjedhjet të mbahen në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit - NACIONALE

Rexhepi: Do ishte më mirë që zgjedhjet të mbahen në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka folur për mundësin e zgjedhjeve të parakohshme.

E ftuar në T7, Rexhepi ka thënë se zgjedhje duhet të ketë dhe se për këtë çështje Kurti ka folur me partitë opozitare dhe përfaqësues të tjerë të partive politike në vend.

Duhet me pas. Do të kemi sigurisht zgjidhje. Kryeministri është në diskutim me opozitën, PDK-në, dhe neve që jemi në koalicion, komunitetin pakicë. Kemi folur për bashkëpunim, kemi folur për mundësinë e zgjedhjeve.” – ka thënë ajo.

Ne jemi qeveri stabile, por natyrisht zgjedhjet mund të jenë të pritshme.” – ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Rexhepi ka deklaruar se Qeveria nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shtuar se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin në pranverën e vitit që po vjen, megjithatë thotë se nëse do të ketë një dakordim mes partive, ka pëlqyeshmëri për zgjedhje para dimrit.

S’mund të them datë për shpërndarjen e parlamentit. Natyrisht, pas shpërndarjes, presidentja e ka për detyrë që brenda 45 ditëve ta caktojë datën e zgjedhjeve. Ne nuk duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Do të ishte mirë që ato të ndodhin në pranverë. Por nëse ka një konsensus të të gjitha partive politike, për t’iu hapur datë zgjedhjeve. Por nëse ka konsensus mes partive, atëherë mund të caktohet data për shpërndarje të kuvendit. Ka afinitet, që zgjedhjet të mbahen para dimrit.” – ka thënë Rexhepi.

Lajme të ngjashme