Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim - NACIONALE

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Rexhep Sleimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Dënimit është shqiptuar nga kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smith.

"Z. Selimi, duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një krim, Trupi Gjykues ka përcaktuar një dënim individual për secilin krim për të cilin është shpallur dënimi, në për—në përputhje me Rregullën 163(4) të Rregullores. Prandaj, fillimisht do të parashtroj një dënime individuale—ëh, do të parashtroj dënimet individuale. Më pas, do të shpall një dënim të vetëm për tërësinë e sjelljes suaj kriminale.

Trupi Gjykues ka përcaktuar një afat prej 6 vitesh burgim për krimin e arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar; një afat prej 2 vitesh burgim për krimin e luftës të trajtimit mizor; një afat prej 8 vitesh burgim për krimin e luftës të torturës, që është pika 7; dhe një afat prej 11 vitesh burgim për gjy—krimin e luftës të vrasjes, që është pika 9.

Trupi Gjykues ju dënon me një dënim të vetëm prej 13 vitesh burgim, duke llogaritur kohën e vuajtur në paraburgim."

Lajme të ngjashme