Rexhaj shkruan për Raportin e Progresit: Përgëzon masat kundër korrupsionit të ndërmarra nga Kosova - NACIONALE

Rexhaj shkruan për Raportin e Progresit: Përgëzon masat kundër korrupsionit të ndërmarra nga Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka komentuar Raportin e Progresit, në të cilin janë identifikuar disa krtiika ndaj Qeverisë Kurti, përfshirë përpjekjet e qeverisë për të shtrirë kontrollin mbi mediat.

Megjithatë, Rexhaj ka gjetur diçka pozitive.

Rexhaj shkroi se raporti përgëzon Kosovën për masat e ndërrmara kundër korrupsionit.

“Raporti i Kosovës 2024 përgëzon masat kundër korrupsionit të ndërmarra nga Kosova, duke përmendur krijimin e Njësisë Speciale Hetimore në Policinë e Kosovës dhe miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, i cili përcakton qartë kompetencat për trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas raportit, “përpjekjet e Kosovës kanë çuar në uljen e korrupsionit në nivel të lartë,” duke treguar një përparim të konsiderueshëm në transparencë dhe llogaridhënie” – ka shkruar Rexhaj, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme