Reshje të borës: Moti për sot në Kosovë
Disa vende në Kosovë janë zgjuara të mbuluara nga bora.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që sot mbi vendin tonë të ketë reshje të dobëta bore.
“E martë- Mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.” – thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të borës që kanë nisur nga mbrëmë.
“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave)”.
“Kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.