Rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, avokati: VV-ja po shkatërron gjithçka
Avokati Kujtim Kërveshi ka ironizuar me rënien e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit.
Ai ka bërë me dije se kjo është rënia më e madhe në 15 vitet e fundit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kërveshi ka thënë se VV-ja për katër vite po shkatërron gjithçka që me sakrificë është ndërtuar në këto 25 vite.
“Urime Kosovë, rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij! Ndoshta demokracia dhe liria e shtypit nuk janë për neve, dhe nuk na bin tamon, së paku një numeri të madh prej nesh! Kosova është shkatërru 20 vjet 😂 Për 4 vite mediokrat shkatërruan gati gjithcka cka u ndërtua me shumë mund e sakrificë! Edhe 4 vite me këta majtistat, dhe ky vend shkon në the-qafje të sigurt!”, ka shkruar Kërveshi.