Remzi Shala dënohet me 9 vjet e gjysmë burg për krime lufte - NACIONALE

Remzi Shala dënohet me 9 vjet e gjysmë burg për krime lufte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prizren ka shpllur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv.

Kjo lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, raporton Betimi për Drejtësi.

Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” akuzohej se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë H.P nga shtëpia e tij dhe pas disa ditësh trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.

Aktgjykimi u shpall të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

Lajme të ngjashme