REL: Lajçak me post të ri nga shtatori, s’dihet kush do ta zëvendësojë në dialogun Kosovë-Serbi
Radio Evropa e Lirë, duke u bazuar në burimet e saj diplomatike, ka shkruar se Miroslav Lajçak, që është i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nga shtatori do të ketë një post të ri.
Sipas raportimit, Lajçak do të emërohet ambasador i BE-së në Zvicër. Në këtë pozitë të ambasadorit, Lajçak do të nisë mandatin në Bern më 1 shtator të vitit 2024.
Në shkrim theksohet se ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në këtë pozitë.