Regjistrohet dështimi i 41-të i konstituimit të Kuvendit, VV-ja për herë të tretë refuzon zbatimin e vendimit të Kushtetueses - NACIONALE

Regjistrohet dështimi i 41-të i konstituimit të Kuvendit, VV-ja për herë të tretë refuzon zbatimin e vendimit të Kushtetueses

1 vit më parë

nga NACIONALE

As sot nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri mes partive politike për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje për të tretën herë me radhë refuzoi zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues. Kjo është hera e 41-të që dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht kërkesës së ish-opozitës që të rikthehet në skenarin e 8 prillit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vazhduar me skenarin e partisë, duke hedhur në votim propozimin për krijimin e komisionit, i cili parasheh që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet në mënyrë të fshehtë.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 54 deputetë, kudër dhe abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të shtunën në orën 11:00.

Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, e cila është mbështetur edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.

Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

Lajme të ngjashme