Regjistrohen 6 tërmete brenda 12 orëve në Shqipëri - NACIONALE

Regjistrohen 6 tërmete brenda 12 orëve në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Brenda 12 orëve janë regjistruar 6 tërmete me magnitudë të ulët në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Gjeoshkencave, që ka njoftuar se lëkundjet kanë filluar nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Sipas këtij instituti epiqendrat e lëkundjeve janë regjistruar; dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol.

Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar po ashtu se goditjet më të forta janë regjistruar në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë, më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter, raporton RTSH.

Tërmeti i parë është regjistruar në mëngjes në orën 05:22 dhe i fundit në orën 19:30 të mbrëmjes.

Lajme të ngjashme