Reforma, sigurime shëndetësore: Çka po premtojnë partitë për shëndetësinë?
Tashmë kanë mbetur edhe 48 orë deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për të cilën zgjedhje partitë politike kanë dhënë zotime për shumë gjërsa, ndërsa kanë publikuar edhe planet e programet. Njëra nga fushat e përmendura shpesh është edhe shëndetësisë, që është diskutuar gjerësisht në fushatë e media. Çka po premtojnë VV-ja, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja për fushën e shëndetësisë?
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar funksionalizimin përfundimtar të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Në zotimet e saj, VV-ja është zotuar edhe për ndërtimin e spitalit të ri në Mitrovicë dhe Ferizaj, po ashtu edhe poliklinika specialistike në Drenas, Sharr, Podujevë, Viti, Rahovec e Leposaviq.
Një tjetër premtim është edhe shtimi i buxhetit deri në 100 milionë euro për listën esenciale të barnave.
Në anën tjetër, PDK-ja ka premtuar fuqizim të spitaleve rajonale, rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, digjitalizim të sistemit shëndetësor dhe funskionalizim të sistemit të sigurimeve shëndetësore, ndër të tjera.
“Do të plotësohet dhe përmirësohet legjislacioni primar dhe sekondar, për ta filluar pastaj zbatimin e sigurimeve shëndetësore. Zbatimi i sigurimeve shëndetësore do të krijojë qëndrueshmëri financiare për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa investimet qeveritare do të fokusohen në infrastrukturën shëndetësore, pajisje mjekësore, edukim të vazhdueshëm profesional dhe përmirësim të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë, për të ofruar kujdes shëndetësor efikas dhe kualitativ për të gjithë qytetarët” – ka shkruar PDK-ja në programin e saj.
Një nga premtimet më interesante të PDK-së është themelimi i njesisë së helikopterëve për transport mjekësor ajror.
“Helikopteri do të jetë i vendosur në një qendër strategjike dhe i gatshëm për të ofruar transport ajror të shpejtë për pacientët që kërkojnë trajtim urgjent. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët në zona të largëta ose për raste ku rruga tokësore nuk është e mundur apo do ta vononte ndihmën mjekësore. Helikopterët do të jenë të pajisur me personel mjekësor dhe pajisje të avancuara për stabilizimin e pacientëve gjatë fluturimit drejt spitaleve të specializuara” – ka shkruar PDK-ja.
Në programin e saj, LDK-ja ka shkruar se synimi i saj është “rritja e shpenzimeve publike në shëndetësi deri në 5% të Bruto Produktit Vendor”. LDK-ja ka premtuar edhe punësim të garantuar brenda gjashtë muajve për të gjithë mjekët e rinj pas përfundimit të studimeve.
“Rritja e pagave dhe përfitimeve për mjekët e rinj: Do të zgjerojmë dhe përmirësojmë paketat e kompensimit për mjekët e sapodiplomuar që punojnë në sektorin publike, duke siguruar paga konkurruese në krahasim me vendet e tjera të rajonit” – shkruhet tutje në këtë program.
Sikurse krejt partitë e tjera, edhe AAK-ja ka premtuar reforma në sektorin e shëndetësisë dhe mjek për çdo familje.
“Mjeku i familjes për çdo familje: koalicioni përcaktohet qëçdofamilje në Kosovë ta ketë mjekun e vet familjar. Sigurimi i buxhetit dyvjeçar për fondin e sigurimeveshëndetësore për të gjithë qytetarët. Zbatimi i një plani të detajuar për revitalizimin e plotëtëQKUK-së, duke u nisur nga infrastruktura deri te kuadri profesional. Autonomia e plotë për spitalet rajonale, duke i bërëatokompetente për shërbime të profilizuara shëndetësore. Stomatologjia të kalojë në sektorin primar. Krijimi i sistemit informativ shëndetësor (SISH). Programet e avancuara për personelin shëndetësor” – ka shkruar AAK-ja në programin e saj.