Reduktimet na kujtojnë plisbardhin e VV-së: Albin! Ta prum’ ditën, na sjell dritën!
Kosova ka një histori të gjatë e të dhimbshme të vuajtjeve nga mungesa e dritës e e ditës, siç ilustrohet nga shumë e shumë thënie popullore.
“Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!”, është njëra prej tyre.
Ose, edhe “Erdhi dita!” nga kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij.
Por, një frazë e një të moshuari me plis të bardhë tashmë po e bën namin në rrjetet sociale të internetit.
“Albin! Ta prumë (sollëm) ditën, naj sjell dritën!”, thuhej në pankartën e plisbardhit simpatizant të Vetëvendosjes.
Aktualisht, situata me reduktime në muajin gusht (verë) është 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.
Nuk dihet nëse qytetari plisbardhë po përballet po ashtu me këto reduktime dhe cili është komenti i tij. Ftojmë të gjithë ata lexues që e njohin personin në fjalë të kontaktojnë gazetën Nacionale, që t’i marrim një prononcim!
Për më shumë humor, ju ftojmë të lexoni tekstin e mëposhtëm:
Përtej acarimit ka edhe humor – siç kishte pasur edhe në kohëra të tjera të vështira në Kosovë.
Një “meme” që po qarkullon së fundi në mënyrë të rreme prezanton Albin Kurtin derisa shpreh një fjali alla-Albin Kurti.
“Do të jetojmë në terr përkohësisht, që të dalim në dritë përjetësisht”, pretendohet të jetë fraza e thënë nga Kurti.
Kjo frazë është shumë e ngjashme me atë realen që e përdori për të justifikuar ndryshimin e qëndrimeve.
“Po bëj pranimin minimal të realitetit, për ndryshimin maksimal të tij.”
Me humor – megjithëse edhe me shumë shqetësim – u shfaq edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili bëri dy analogji mjaft interesante.
“Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Hoti.
Për fat të mirë, debati për shaminë për momentin është pauzuar për t’i lëshuar vend tërësisht atij për energjinë.
Parim Olluri ndërkohë, ka pasur një thirrje pak më ‘therrëse’ duke propozuar që të thirrej hiç më pak se ambasadori i skandalit të 600 mijë eurove, Martin Berishaj.
“Thirrne Martin Berishajn. Nashta mundet me na ndihmu dicka. I njeh do te Beogradit qe merren me rryme”, shkroi ai.
“Me kete qeveri dimri fillon ne gusht.”Pergadituni per dimer" na thane. Por ne fakt qeveria duhet me u pergadite per protesta!", u shpreh ndërkohë z. Nol Nushi nga PSD-ja. Pikërisht kjo parti kishte bërë e fundit protestat e mëdha kundër keqmenaxhimit në sektorin e energjisë.
Humoristik pas shprehjes së një morie denoncimesh u tregua edhe analsiti Agon Maliqi, i cili u shpreh si vijon:
“Sikur budallakia dhe naiviteti të ishin burim energjie, sot ne e furnizonim gjithë Evropën.”
Ndërkohë, ja çka thotë analisti nga Londra, Afrim Haliti, me anë të memes:
