Reçica flet për liberalizimin e vizave: Përmend sulmet e pushtetit ndaj mediave - NACIONALE

Reçica flet për liberalizimin e vizave: Përmend sulmet e pushtetit ndaj mediave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçia ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Megjithatë, sipas Reçicës në raportin e Parlamentit Evropian janë përmendur edhe sulmet e pushtetit ndaj mediave.

“Raporti i Parlamentit Evropian paraqet situata që nuk janë shumë të këndshme. Sulmet ndaj mediave përmenden në paragrafin 37. Nuk ka ndodhur që të ketë rezolutë dicka të tillë për Kosovën, dhe kjo është për shqetësim dhe duhet pasur parasysh se pikërisht në këtë sallë janë ngritur dilemma të tilla. Nëse duam të kemi liberalizim, e të jemi përgjegjës për fjalën që themi”, ka thënë Reçica, raporton Nacionale.

“Është temë shumë e rëndësishme, e domosdoshme për tu diskutuar. Nuk duhet larguar nga mendja se agjenda evropiane e Kosovës, ose agjenda e integrimit evropian nuk është vetëm liberalizimi. Është temë më e thellë, dhe të theksojmë sa herë të diskutohet”, theksoi deputeti i PDK-së.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, përfundoi Reçica.

Ky tha se kanë marrë mbështetje edhe nga presidenca e Çekisë për përkrahje në këtë temë.

Lajme të ngjashme