Reagon Sveçla: Do të punojmë për zbardhjen e rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar - NACIONALE

Reagon Sveçla: Do të punojmë për zbardhjen e rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se është “i tronditur” nga vrasja e gruas 21 veçare në Ferizaj.

Ai ka thënë se kjo është një thirrje për reflektim, si institucione e shoqëri.

Sveçla ka paralajmëruar se do të punojnë për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë.” – tha ai.

Në fund, Sveçla ka shkruar:

“I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së të ndjerës ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë!”

Lajme të ngjashme