Reagon pjesëmarrësi në vikendin familjar të Luan Dalipit me djalin e Isës: 1000 vikende i kemi bashkë
Përkundër që kryeministri Kurti në të kaluarën e tij opozitare iu kishte sulur keq djemve të ish-kryeministrit Isa Mustafa, duket se shefi i stafit të tij, Luan Dalipi, ka miqësi me të paktën njërin prej tyre.
Nacionale raportoi për një vikend familjar që e kishte kaluar Dalipi me z. Arben Mustafa në Durrës të Republikës së Shqipërisë.
E një nga pjesëmarrësit tjerë në këtë vikend familjar, Luan Jahiri, i ka komentuar Nacionales duke i thënë mes tjerash se “1000 vikende i kemi (kalu) bashkë!”
“30 vjet jena shoqëri, jo një vikend por 1000 vikende i kemi bashkë, nuk është për lajm kjo.” – ka thënë z. Jahiri, që ishte pjesëmarrës në këtë vikend.
Por, si duket z. Jahiri nuk i ka lexuar deklaratat e mbushura me mllef të kryeministrit Kurti ku mes tjerash pretendonte që Zajednica (Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe) kishte ardhur si pasojë e Zajednicës (bashkimit) mes vëllezërve të Thaçit dhe djemve të Isës.
“A jeni lodhë prej djemve të Isës?” – pyeste kryeministri në një tubim në Llap.

