Reagon NATO, e dënon sulmin ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj pjesëtarëve të misionit të EULEX-it në veri të vendit.
Ajo në Twitter ka thënë se sulmet e tilla janë të pa pranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin veprimet dhe retorikën prokokuese dhe të kontribuojnë për qetësi dhe stabilitet.
EULEX ka konfirmuar sulmin ndaj pjesëtarëve të tyre.
Our @NATO_KFOR mission remains extremely vigilant & fully capable of carrying out its @UN mandate in #Kosovo. We call on all parties to avoid provocative actions and rhetoric & to contribute to calm & stability.
— Oana Lungescu (@NATOpress) December 11, 2022
