Reagon Ministria e Mbrojtjes në Serbi, e mohon se po stërvit grupe në poligonet e saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se në disa poligone ushtarake po stërviten pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Deklaratën e Kurti e kanë mohuar nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, duke thënë se është gënjeshtër dhe absurditet i plotë.
“Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.” - tha kjo ministri, duke hedhur poshtë po ashtu se ka plane për sulme në territorin e Kosovës, përcjell REL.
Kurti sot në konferencë për media ka bërë me dije se grupi i Milan Radoiçiqit po planifikon sulme të reja në veri të vendit, ai tutje ka thënë se ata kishin planifikuar një sulm të ri në Zubin Potok për të marrë në kontroll vilen e Radoiçiqit.