Reagon Kusari: Kosova është ranguar afër Angolës, Mozambikut e Mongolisë për lirinë e mediave
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër për Indeksin e Lirisë së Shtypit, që Kosovën e renditi në vendin 99.
Ajo ka thënë se Kosova është renditur afër Angolës, Mozambikut dhe Mongolisë.
Postimi:
Kosova ka rënë 24 pozita në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Kosova është ranguar në pozitën e 99 afër Angoles, Mozambikut dhe Mongolise, të trija këto shtete të cilat kanë pasur përmirësim.
Sipas të dhënave që i nxorra nga i njëjti indeks, kjo është pozita me e ulët në të cilën eshte rankuar Kosova në dekaden e fundit, pra nga viti 2015.
Arsyet e kesaj rënie dramatike janë:
Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun
Radio Televizioni i Kosovës
Ligji për Komisionin e Pavarur për Media
Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve
Moszbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
Vëzhgimi i gazetarëve
Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet por nuk ngrisin aktakuza
Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike
Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan. Tash është vendi i ranguar në poziten më të ulët.
Pozitat e vendeve te rajonit ne indeksin e publikuar sot janë:
Shqiperia 80
Bosnja dhe Hercegovina 86
Maqedonia 42
Mali i Zi 37
Serbia 96