Reagon kryediplomati i Maqedonisë: Kosova e Serbia t'i kthehen dialogut - NACIONALE

Reagon kryediplomati i Maqedonisë: Kosova e Serbia t'i kthehen dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Maqedonia e Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, duke thënë se përkeqësimi i mëtutjeshëm mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin e rajonit.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës, duke bërë ftesë për kthim në institucionet e sistemit dhe vazhdimin aktiv dhe të menjëhershëm të dialogut.

“Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sigurojë njohje reciproke dhe një të ardhme evropiane për të dyja vendet, është e vetmja rrugë për një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve që është me interes jo vetëm për të dyja palët, por edhe për të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të ngjashme