Reagon edhe KFOR: S’jemi përfshirë në operacionin e policisë në veri, u njoftuam pak para fillimit - NACIONALE

Reagon edhe KFOR: S’jemi përfshirë në operacionin e policisë në veri, u njoftuam pak para fillimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i NATO-s në Kosovë ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku janë bastisur dhe mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

KFOR në komunikatë citohet të ketë thënë se nuk ka qenë i përfshirë në operacion dhe se është njoftuar pak para fillimit të tij.

“KFOR është njoftuar pak para fillimit të operacioneve kundër degëve të Bankës Postanska Stedionica të vendosura në komunat veriore të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potok. Personeli i KFOR-it nuk ishte i përfshirë në ekzekutimin e tyre operacionet.” – thuhet në reagim.

Tutje, KFOR pret konsultime për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo FSK-së që mund të ndikojë në sigurinë e vendit.

“KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja sigurimi i kornizës së sigurisë të nevojshme për të ecur përpara diplomacisë. Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat të të gjitha komuniteteve.” – thuhet në njoftim.

Çka ndodhi?

Policia e Kosovës pas aksionit, doli me detaje shtesë ku thuhej se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashuquajtures “Banka Postare Kursimore".

Aty, u bë e ditur se janë konfiskuar prova materiale, në mesin e tyre euro, dinarë e dollarë.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë;

Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.

Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.” – thuhej në komunikatë.

Lajme të ngjashme