“Rasti Peci”: Bislimi ftohet nga Prokuroria Speciale për intervistim
Zëvendës Kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale rreth “Rastit Peci”, raportoi media “Kallxo.com”.
Deputeti Faton Peci në një intervistë në media implikoi Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.
“Më ka ftua në zyre dy herë për këtë temë edhe bashkë me stafin që merret me vlerësimin e mekanizmave evropian dhe e ka ngritë shqetësimin që nuk mundemi me vazhdu me lanë Kosovën në pikën ku ne vazhdojmë me pas një prej vërejtjeve kryesore, mos funksionalizmin e fabrikës…më ka thirrë për herë të dytë, kam shku bashkë me kryeshefin. Zv/kryeminsitri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare, e rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore” – deklaronte ministri Peci më 16.05.2025, siç e citoi “Kallxo”