Rasti në Shtërpcë, KMDLNj: Të mos zbatohen standarde të dyfishta - NACIONALE

Rasti në Shtërpcë, KMDLNj: Të mos zbatohen standarde të dyfishta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar për rastin e djeshëm në Shtërpcë, ku janë plagosur dy të rinj serbë.

Përmes një deklarate për medie, KMDLNj ka shprehur bindjen se edhe ky rast do të trajtohet në përputhje me standardet profesionale.

Instituti ka kritikuar reagime që kanë paragjykuar motivin e rastit.

Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar. Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Instituti pret që institucionet e drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin e jo në presion të politikës.

KMDLNj përgëzon policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë dhe pret që institucionet e drejtësisë, pas procedimit të provave të marrin vendim për caktim të shkallës së përgjegjësisë e jo në bazë të presionit dhe ndërhyrjes së politikës , ndërkombëtare dhe vendore në formë të reagimeve të ashpra duke përdorur retorikën politike, në vend të argumentit dhe mosndërhyrjes në punën e hetuesisë dhe gjyqësorit. Sidomos është e palejueshme zbatimi i standardeve të dyfishta edhe gjatë reagimeve”, ka vlerësuar instituti.

Lajme të ngjashme