Rasti Gërbeshi në Vushtrri: Arrestohet edhe një person - NACIONALE

Rasti Gërbeshi në Vushtrri: Arrestohet edhe një person

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Për rastin Gërbeshi ku para dy ditësh policia arrestoi katër persona në Vushtrri, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person me inicialet Rr.M. nën dyshimin për veprën penale “Ndihmë në detyrim”.

Personi në fjalë po dyshohet se ka ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.

Të arrestuar në aksionin e policisë ishin Rrahman Gërbeshi, Abdullah Gërbeshi, Emin Gërbeshi dhe Kadri Gërbeshi.

Për çka akuzohen nga Prokuroria anëtarët e familjes Gërbeshi që u arrestuan në aksionin policor?

Rrahman Gërbeshi dhe Abdullah Gërbeshi, po akuzohen për veprën penale “Detyrimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjykata iu ka caktuar dje masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kadri Gërbeshi, ka qenë në kërkim policor më herët, pra ka qenë në arrati në momentin që është arrestu edhe i njëjti është dërgu në paraburgim nën dyshimin për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Ndaj Emin Gërbeshit, gjykata ka vendosur masë që të mos i afrohet viktimës A.A., në një distancë prej 100 metrash, por që për të njëjtin nuk është caktuar masë paraburgimi pra i njëjti është liruar. Ai bashkë me vëllain e tij, Agim Gërbeshin, po dyshohen për veprën penale “Detyrimi” ndaj viktimës A.A.

Agim Gërbeshi aktualisht ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Lajme të ngjashme