Rasti Dehari, Rrusta: Pushteti po manipulon me rastin
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po manipulon me rastin e Astrit Deharit.
Ajo ka bërë me dije se kjo qeveri nuk është e interesuar për drejtësi.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se drejtësia shkon dorë për dore me të vërtetën.
“Këta nuk janë të interesuar në drejtësi (as për Astritin), sepse drejtësia shkon dorë për dore me të vërtetën. Pushteti po “simulon manipulon” me rastin. Janë në kërkim të raportit që shkruhet se ishte vrasje politike. Asnjë rezultat tjetër nuk do ta pranojnë. Ju betohem. Dhe kështu kjo tragjedi do të pikojë përherë”, ka shkruar Rrusta.
Javën e kaluar, deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka rikthyer sërish në vëmendje rastin Dehari, duke deklaruar se njerëzit e pushtetit e dinë se kush i ka zhdukur disa motra të tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Për këto pretendime, Abazi sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Në një konferencë për gazetarë, ai nuk ka treguar se për informacionet e dhëna.
“Nuk mundem me dhanë asnjë informacion për këtë çështje, meqenëse janë çështje të hetuesisë dhe prokurorisë. Ajo që them unë, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizmin e të drejtave të mia si deputet e qytetar në realizimin e qëllimeve të mia në një shoqëri normale. Pjesa tjetër është politike, mund ta kuptoni që presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme. Ajo që mund të them, që shkarkimi im si kryetar i komisionit vjen për shkak të guximit tim për të hapur tema dhe për të shtruar pyetje kritike për shoqërinë tonë”- ka thënë Abazi,.