Rashiti: Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull, Hamza dhe Haradinaj duken koherentë
Deputetin në kantoni e Bernit, Korab Rashiti, ka komentuar sjelljen e liderëve opozitarë pas zgjedhjeve.
Ai e ka kritikuar paraqitjen e mbrëmshme të kryetarit të LDK-së, Lumi Abdixhiku.
Sipas tij, i pari i LDK-së nuk po është i qartë sa duhet në qëndrimet e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se një qasje e tillë nuk i sjell dobi LDK-së.
“Ka një papërgjegjësi të nomenklaturës politike në Kosovë, e cila është kryesisht e përqendruar vetëm te vetja. Lumir Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull me llogari politike, kinse për afat të gjatë, por që në realitet e lë Kurtin potencialisht edhe për disa muaj në ekzekutiv. Lumiri e di se, për sa kohë që Kurti nuk e përcakton momentin politik, asgjë nuk do të ndodhë. Në vend që ta sfidojë këtë, ai po e ndihmon atë duke mos ofruar asnjë qartësi dhe duke bërë llogari që nuk i sjellin asgjë LDK-së”, ka shkruar ai, duke shtuar se qasje e Bedri Hamzës dhe Ramush Haradinajt është më koherente.
“Nëse LDK-ja me të vërtetë mendon për afat të gjatë, atëherë do të duhej të ndërmerrte reforma institucionale – të cilat as nuk i dëshiron dhe as nuk i ka propozuar ndonjëherë. Sistemi politik i Kosovës është i ndërtuar mbi bazën e koalicioneve dhe kompromiseve, pra mbi ndarjen e pushtetit. Hamza dhe Haradinaj duken koherentë dhe, sipas mendimit tim, e kanë kuptuar vullnetin e shumicës: ata nuk e duan Albin Kurtin në krye të qeverisë”, ka shkruar Rashiti.