Rashiq për takimin e Asociacionit: Ishte më i miri nga të gjithë të tjerët që kam marrë pjesë - NACIONALE

Rashiq për takimin e Asociacionit: Ishte më i miri nga të gjithë të tjerët që kam marrë pjesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rashiq në një konferencë për media ka thënë se takimin për Asociacionin e vlerëson pozitivisht dhe shumë më të mirë se sa takimet paraprake, në të cilat ka marrë pjesë.

Sipas Rashiq anipse nuk ka pasur ndonjë përmbyllje teknike takimi ka pasur peshë politike, nga vet fakti se është organizuar nga Ambasada Amerikane.

“Takimi ka qenë produktiv dhe unë e shoh që ka pas një dimension të nivelit të lartë të seriozitetit, sepse konsideroj që ka pasur mbështetje të një organi për ne kaq politikisht të them aq me ndikim siç është Ambasada Amerikane. Edhe pse takimi nuk ka pasur ndoshta ndonjë përmbyllje teknike, por në veçanti ka pasur peshë politike. Kështu që e vlerësoj si një takim pozitiv shumë më të mirë se takimet paraprake të cilat kam qenë pjesëmarrës, e vlerësoj si akt pozitiv”

Tutje ai është shprehur se nga vetë fakti se ky është veç një draft, do të thotë se ende është në nivel propozimi, dhe jo diçka përfundimtare.

“Duhet të kuptoni saktë që secili dokument që është draft do të thotë versioni në përpunim, kjo nuk është diçka përfundimtare, po thotë është diçka fillestare, është një propozim, është një ide e cila mund të pranohet por mund të mos pranohet asnjë pjesë e saj. Prandaj siç kam thënë më herët krejt ky është proces, unë jam për inicim të proceseve, inicim të proceseve që do të thotë të bëjmë ne në mënyrë proaktive që të shkojmë, si të them, përballë sfidave, jo të presim që të ndodhin dhe të reagojmë në defensivë. Por unë jam njeri që konsideroj që proaktiviteti në këtë rast është mënyra e suksesit”

Tutje ministri për kthim i Kosovës, ka thënë se e vlerëson se proaktiviteti në procese është zgjidhja më e mirë. Prandaj është proaktiv edhe në procesin e formimit të Asociacionit.

“Unë e kam mendimin që duhet të jemi proaktivë në secilin prej problemeve, a është po ashtu i njëjtit mendim kryeministri apo ministrat unë nuk mund të flas në emrin e tyre sepse është bindja ime që duhet të jemi proaktivë. Nuk e specifikoj në cilën formë por zakonisht mendoj që proaktiviteti është mënyra më e mire”, ka thënë Rashiq.

Lajme të ngjashme