Rashiq e kritikon Vuçiqin: Më vjen turp që është president i Serbisë - NACIONALE

Rashiq e kritikon Vuçiqin: Më vjen turp që është president i Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka dhënë një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”.

Në këtë intervistë, z. Rashiq ka theksuar se turpërohet që Aleksandar Vuçiqi është president i Serbisë.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, deklaroi Rashiq, ministri i vetëm serb që ende është në Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Lajme të ngjashme