Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje tregon frustrimin e qytetarëve me kaosin politik
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, vlerësoi se pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme pasqyron zhgënjimin e qytetarëve me paqëndrueshmërinë politike në vend.
"Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së," shkroi Terras.
Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet partive politike është i domosdoshëm për rikthimin e besimit të qytetarëve.
Low turnout in #Kosovo's snap elections shows that people are frustrated with political chaos.
— Riho Terras (@RihoTerras) June 8, 2026
Cross-party cooperation is needed to get the country back on track and moving towards the #EU course.
🇽🇰🤝🇪🇺@EPPGroup @Europarl_EN @EU_Commission @albinkurti @kosovo pic.twitter.com/VoHo8tpuIx