Raportohet se ushtarët e lënduar të KFOR-it po sillen në Prishtinë
Ushtarët e lënduar të KFOR-it nga protesta e sotme në Zveçan po sillen në Prishtinë.
KALLXO.com ka raportuar se këta ushtarë janë duke u sjellë në spitalin Amerikan në kryeqytet.
#KFOR helicopter landing has been seen in Prishtina, an ambulance is waiting, from the logo we can see that it is the "American Hospital" pic.twitter.com/tRtNjiKSYT
— Vullkanizeri i detit (@njeVullkan) May 29, 2023
Më herët, Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamjet e ushtarëve të lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës, pas përplasjes me serbët, të cilët eskaluan pak orë më parë.
Gjatë orëve të fundit, është raportuar se ka shumë ushtarë të lënduar të KFOR-it, të cilët u përballën me serbët në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Aty shihen edhe KFOR-i amerikan.
