Raportohet se Prokuroria ka sekuestruar një pronë të Andin Hotit në Istog - NACIONALE

Raportohet se Prokuroria ka sekuestruar një pronë të Andin Hotit në Istog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetit të PDK-së aktualisht kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Ukshin Hotit raportohet se i është sekuestruar prona prej 3.5 ari në Istog.

Sekuestrimi i pronës së tij dhe disa pronave të tjera erdhi pas urdhërit të Prokurorisë Themelore në Pejë e cila urdhërori ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave.

Siç raporton Insajderi, Hoti ka thënë se pronën e sekuestruar “pretendohet se përfitoi nga pronat e falura nga biznesmeni Kelmendi dhe të njëjtat janë ngrirë nga prokuroria sepse nuk kanë qenë te justifikuara në proporcion me pasurinë.”

Në vitin 2014 më është falur toka në siperfaqe 3.5 ari në Istog, dhe arsyeja e faljes së tokes ka qenë: Dua t’i ndihmoj familjes së Ukshin Hotit… Me sa më është thënë mua, ajo pronë është blerë nga serbët dhe pronari ka dashur ta dhurojë tek disa familje kontribut-dhënëse”, tha Hoti për Gazetën Express.

Duke klikuar këtu mund ta lexoni raportimin e plotë:

Lajme të ngjashme