Raportohet se personi që u lëndua duke ngjitur malet në Brezovicë është diplomat britanik
Një person u lëndua sot në Malet e Sharrit në Brezovicë, siç konfirmoi pak më herët Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor.
Ndërkaq, pak më vonë, “Telegrafi”, ka raportuar se i njëjti është diplomat i Ambasadës britanike në Kosovë.
“Po, ai ka rrëshqitur gjatë ngjitjes Malet e Sharrit, duke marrë lëndime trupore. Pas thirrjes për ndihmë, ne kemi intervenuar menjëherë”, raportohet të ketë thënë për Telegrafin një anëtar i këtij grupi.
Veç kësaj, mediumi në fjalë ka raportuar se diplomati do të transportohet me helikopter për të marrë trajtim mjekësor.
Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e tij.