Raportohet se Macron, Scholz dhe Meloni i kanë dërguar një letër Kurtit - NACIONALE

Raportohet se Macron, Scholz dhe Meloni i kanë dërguar një letër Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Express, duke u thirur në burimet saj, raporton se një letër nga tre liderët më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, ka mbërritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas këtij mediumi “Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni” është dërguar në zyrën e Kurtit.

Tutje, raportohet se letra është e ngjashme me përgjigjen e Josep Borrellit, përfaqësues i lartë për Politikë të Jashte i BE-së, e cila përgjigje u bë publike nga zyrtarët e BE-së. Megjithatë, letra e Macronit, Schzolit e Melonit nuk ka kërkesa të detajuara.

Gazeta Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë zyrtarisht nëse një letër e tillë, për të cilën raporton Express, vërtetë ka arritur në zyrën e Kurtit.

Lajme të ngjashme