Raportohet se Kurti dhe Vuçiq kanë arritur në vendtakimin në Bruksel - NACIONALE

Raportohet se Kurti dhe Vuçiq kanë arritur në vendtakimin në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta 10 raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë arritur tashmë në vendtakimin në Bruksel.

Ky medium raporton se së pari ka arritur Kurti dhe delegacioni Kosovar, e më pas edhe pala serbe.

Ndërkohë, takimi i sotëm ishte paraparë që të fillonte në orën 18:00, dhe vjen pas dy marrëveshjeve të arritura, njëra në Bruksel tjetra në Ohër.

Pas takimit, pritet që para mediave të flasë edhe kryediplomati evropian, Josep Borell.

Ndërkohë, në prag të raundit të ri të negociatave në Bruksel, Lajçak u shpreh se statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhej të ishte i pranueshëm për të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Ekipi menaxhues do ta prenzantojë drafin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet ta kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm,” – u shpreh z. Lajçak në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme