Raportohet se Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit të dyshuar për ngacmim seksual - NACIONALE

Raportohet se Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit të dyshuar për ngacmim seksual

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës i ka rekomanduar Rektoratit që ta suspendojë profesorin Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar për ngacmim seksual.

Kështu të paktën kanë raportuar mediat si: Koha, Insajderi dhe Ekonomia Online.

Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht, duke iu thënë disa prej tyre “kur dush të bëj masazh”.

Sipas një ankueseje, profesori i Fakultetit të Edukimit po jepte edhe lëndën e Matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, e aty thuhet se kishte “demonstruar me duar fjalën ‘masazh’.

Lajme të ngjashme