Raportohet se Jabllanoviq është tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviqit - NACIONALE

Raportohet se Jabllanoviq është tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ashtu edhe siç kishte lënë të kuptohet në një intervistë për Nacionalen, tashmë po raportohet se kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq, është tërhequr nga gara për kryetar të Komunës së Leposaviqit.

Kështu raporton KosovaPress, duke cituar burime të saj, derisa raporton se kjo ka ndodhur pas “presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi”.

Por çka kishte thënë para disa ditësh Jabllanoviq?

Në një intervistë për Nacionalen, ky i fundit para disa ditësh mes tjerash ishte pyetur edhe për këtë çështje.

Por, ju a qëndroni në atë se do të merrni pjesë në zgjedhje apo po e rikonsideroni varësisht nga situata?” – ishte pyetja e shtruar për të.

Ai la të kuptohet se do të merren vendime të reja nëse situate është ndryshe

“Do ta diskutojmë brenda partisë për mesazhet e fundit nga sot, prej takimit në Rashkë. Do të presim një ose dy ditë, se çfarë na thonë KQZ-ja për zgjedhjet. Do të jemi të gatshëm të marrim vendime të reja nëse situata është ndryshe.” – tha ai.

Lajme të ngjashme