Raportohet se FSK-ja do të trajnojë ushtrinë e Ukrainës - NACIONALE

Raportohet se FSK-ja do të trajnojë ushtrinë e Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klan Kosova raporton se FSK-ja do t’i bashkohet ushtrimeve të tjera të botës në ndihmë të ushtrisë së Ukrainës.

Më saktë, FSK-ja do t’i trajnojë pjesëtarët e ushtrisë së Ukrainës në deminim.

Kjo si fillim ngaqë, siç mëson ekskluzivisht Klani, si pjesë e programit instruktorë të FSK-së do t’u bashkohen ekipeve trajnuese të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të programit “Interflex”, që është operacion shumëkombësh i trajnimit të ushtrisë së Ukrainës, që udhëhiqet nga ushtria e Britanisë së Madhe.” – raporton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme