Raportohet se është kërcënuar nënkryetarja serbe e Leposaviqit
Kallxo.com raporton se Dragana Miletiq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, është kërcënuar. Sipas këtij medium, ajo e ka raportuar kërcënimin në Polici, duke kërkuar mbrojtje nga ky institucion.
Tutje, njoftohet se Policia ka hapur rast për kërcënim ndaj Miletiqit, pasi ajo ka marrë disa mesazhe kërcënuese.
Kujtojmë se Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, që tashmë udhëhiqet nga Lulzim Hetemi.