Raportohet se Arabia Saudite dhe Irani janë pajtuar për rinisjen e marrëdhënieve
Mediet shtetërore iraniane raportuan të premten se Arabia Saudite dhe Irani janë pajtuar për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe për rihapjen e ambasadave.
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, tha se Ali Shamkhani, drejtor i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare, është takuar me homologun saudit, Mosaed bin Mohammad Al-Aiban, në Pekin, ku është arritur marrëveshja, raporton televizioni CNN.
Në anën tjetër, Arabia Saudite ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për këtë çështje.
Arabia Saudite i prishi marrëdhëniet me Iranin më 2016, pasi protestuesit iranianë e sulmuan ambasadën saudite në Teheran pas ekzekutimit të një kleriku shiit në Arabinë Saudite.
Objektet për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar viteve të fundit nga forca që besohet se ishin të përkrahura nga Irani, përfshirë rebelët Houthi të Jemenit.
#Iran and #SaudiArabia agree to resume bilateral relations:
— nournewsen (@nournewsen) March 10, 2023
Joint statement was issued in #China signed by Ali Shamkhani, Mosaed bin Mohammed Al-Aiban and Wang Yi. pic.twitter.com/3PEgKfTEx3
