Raportohet për një tjetër shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve
Një tjetër shpërthim është dëgjuar para pak çastesh në vendin që njihet si “Lagja e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin e ka publikuar mediumi lokal “Mitropol”, duke shtuar se kjo ka mobilizuar forcat e Policisë dhe qytetarët.
Nacionale ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por kjo ka qenë e pamundur.
Në anën tjetër në pjesët e tjera të veriut si Zubin Potok e Zveçan janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Madje në Ujman, Policia i është përgjigjur grupeve kriminale gjithashtu me zjarr.