Raportohet edhe për një shpërthim në veri, Policia s'jep përgjigje
Mediat lokale të Mitrovicës po raportojnë për një tjetër shpërthim në veriun e Mitrovicës.
Mitropol dhe Jepi Zë shkruajnë se shpërthimi është dëgjuar gjithandej veriut.
Nacionale ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, megjithatë ata nuk e kanë hapur telefonin.
Nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë shok-bombë apo diçka tjetër.
Nacionale do të sjell detaje të reja pas pak.