Raporti për Veprim Klimatik: Kosova nuk bën sa duhet për të reduktuar varësinë nga qymyri - NACIONALE

Raporti për Veprim Klimatik: Kosova nuk bën sa duhet për të reduktuar varësinë nga qymyri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova, Bosnja dhe Serbia janë qortuar për mungesë të strategjive konkrete për të arritur qëllimet e tyre të deklaruara për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, sipas një raporti të Rrjetit për Veprim Klimatik (RRVK)

Në raport vlerësohet se tri vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta zvogëluar varësinë nga thëngjilli.

Raporti, i cili trajton ndryshimet klimatike, thotë se vendet nuk po përmbushin objektivat e përcaktuara në Planet e tyre Kombëtare të Energjisë dhe Klimës (NECP) dhe se pak është bërë për të prezantuar strategji konkrete për të hequr gradualisht përdorimin e qymyrit.

“Varësia e vazhdueshme në thëngjill të vjetruar dhe joefikas e pengon tranzicionin e shumënevojshëm në burime të energjisë së ripërtëritshme në rajon. Kjo e minon fizibilitetin e zbatimit të politikave çmimore të karbonit, të cilat nuk adresohen siç duhet në PKEK”, thuhet në raport, transmeotn Reuters.

"Kjo minon fizibilitetin e zbatimit të politikave të çmimit të karbonit, të cilat janë adresuar në mënyrë joadekuate në NECP," shtoi ai.

Lajme të ngjashme