Raporti i Progresit për fushën e lirisë së medias, Kusari numëron kritikat e shumta që janë evidentuar
Juristja e medias Flutura Kusari ka komentuar gjetjet e Raportit të Progresit 2024 për Kosovën në fushën e lirisë së medias.
Ajo ka numëruar kritikat e shumta që evidentohen në këtë raport.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar situata e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Kosovë nuk është më për t'u krenuar.
“Situata e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Kosovë nuk është më arsye për t'u krenuar, siç ka qenë deri më tani”, ka shkruar ajo.