Raporti i DASh-it për terrorizmin: Vlerësohet se edhe 80 kosovarë janë në Siri, vazhdojnë dënimet e ulëta - NACIONALE

Raporti i DASh-it për terrorizmin: Vlerësohet se edhe 80 kosovarë janë në Siri, vazhdojnë dënimet e ulëta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) ka lëshuar raportin vjetor mbi terrorizmin në botë. Në "Raportet për shtete rreth terrorizmit" për vitin 2022, DASh ka analizuar edhe Kosovën, duke treguar gjendjen dhe përpjekjet e shtetit kosovar në lidhje me terrorizmin.

Sipas DASh, Kosova edhe gjatë vitit 2022 ka vazhduar të riatdhesojë shtetasit kosovar nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri, vend i cili vazhdon të jetë në gjendje lufte që nga vitit 2011. Madje, në këtë raporton theksohet se 120 shtetas kosovarë janë kthyer nga Siria në Kosovë deri më tani.

Tutje, ShBA-ja vlerësoi se janë edhe 80 shtetas kosovarë në kampet apo qendrat e ndalimit ose në fushëbeteja në Siri. Në raporton, kritikohet edhe sistemi gjyqësor i Kosovës, për “dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm”.

“Deri më tani, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas. Vlerësohet se 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri. Dënimet e ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin kanë vazhduar.” – shkruhet në raportin e DASh-it.

Madje, DASh-i përmend edhe disa dënime të ulëta.

“Gjatë vitit 2022, Kosova ndoqi penalisht një grua të riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së. Edhe pse kjo grua u dënua me dy vjet burgim për shkak të bashkimit në grupin Shteti Islamik, gjykatat e Kosovës kanë dënuar të riatdhesuarit me tre deri në katër vjet e gjysmën burgim për organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet terroriste të IS-it.” – thuhet në raport.

Tutje, DASh-i ka evidentuar në raportin e tij edhe lirimin nga Gjykata Themelore e Prishtinës të katër të pandehurve, dy prej të cilëve u akuzuan për përgatitje për sulme terroriste në klubet e natës, kishat dhe kundër FSK-së.

“Në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë (PKP) liroi katër të pandehur - dy të akuzuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në klubet e natës dhe kishat, dhe kundër Forcës së Kosovës, dhe dy të akuzuar për mos raportim të një vepre penale - për shkak të mungesës së provave, pas një pjese të pjesshme. rigjykim i urdhëruar nga Gjykata e Apelit (CoA). Në nëntor, KSH-ja rrëzoi ankesën e prokurorisë dhe la në fuqi vendimin e PKK-së.” – vazhdon raporti i DASh-it.

Natyrisht, në këtë raport përmendet edhe sulmi i prillit të vitit 2022 ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe arrestimi i ish-policit, Dejan Pantiq.

“Në prill, Qeveria e Kosovës i denoncoi sulmet e armatosura kundër policëve në veri të Kosovës si akte terrorizmi. Prokurorët kosovarë këto incidente i klasifikuan si vepra terroriste dhe akte kundër rendit kushtetues.

Në dhjetor, PK-ja arrestoi ish-oficerin e PK-së, Dejan Pantic, për vepra të lidhura me terrorizmin pas një sulmi që përfshinte një mjet shpërthyes në objektet e zgjedhjeve lokale dhe stafin zgjedhor komunal në Mitrovicën e Veriut.” – shkruhet tutje në raportin e DASh-it.

Lajme të ngjashme