Ramaj për Boletinin: Është gazetar i mirë hulumtues, po më befason që ende nuk i ka adresuar problemet e RTK-së
Gazetarja Saranda Ramaj është shprehur e befasuar se si Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ende s’i ka adresuar problemet e RTK-së duke qenë vetë një prej “gazetarëve më të mirë hulumtues”.
Postimi i Ramajt:
Besnik Boletini eshte nje nga gazetaret me te mire hulumtues.
Ja kam lexu gjithmone hulumtimet dhe i kam marre seriozisht shkrimet e tij.
Ai e di cfare eshte gazetaria.
Duke e ditur cfare eshte gazetaria po befasohem per faktin qe ende nuk i ka adresuar problemet ne RTK.
Jam e bindur qe ai e di qe cka ka ndodhur eshte e gabuar.