Ramadani për Kurtin: Suksesin më të madh në dialog e ka qortimin e serbëve përmes marrëveshjes së Thaçit - NACIONALE

Ramadani për Kurtin: Suksesin më të madh në dialog e ka qortimin e serbëve përmes marrëveshjes së Thaçit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramdani ka thënë se kryeministri Albin Kurti sukses më të madh të dialogut, e ka “qortimin” e serbëve, kjo pas vendimit të fundit për targat.

Ramdani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti po i qorton serbët pasi nuk po e respektojnë marrëveshjen e arritur nga ish-kryeministri Hashim Thaçi në vitin 2011.

“Ama ai po harron qe neve na kujtohet mire se ai me kopene e tij ishin perbetuar qe nuk do ta implementonte kurre kete marreveshje. Madje, ende pa u thare mire ngjyra e nenshkrimit mbi dokument, Vetevendosje ishte zotuar se nuk do ta lejonte kurre implementimin e saj as nga dikush tjeter”, ka shkruar ai.

Në fund, ai ka thënë se militantët e Lëvizjes Vetëvendosje po thonë se sovraniteti ruhet përmes një “çerek-implementimi” të marrëveshjes së arritur nga Thaçi.

Postimi i plotë:

Ky luani yne deri tash suksesin ma te madh ne dialog e ka "qortimin" e disa serbeve. Po i qorton serbet pse nuk po e respektojne marreveshjen e Hashim Thaçit me 2011.

Ama ai po harron qe neve na kujtohet mire se ai me kopene e tij ishin perbetuar qe nuk do ta implementonte kurre kete marreveshje.

Madje, ende pa u thare mire ngjyra e nenshkrimit mbi dokument, Vetevendosje ishte zotuar se nuk do ta lejonte kurre implementimin e saj as nga dikush tjeter.

Militantet kishin mbushur shportat me domate e veze per ta pritur Edita Tahirin ne aeroport, per ta goditur dhe per t'i lene njollen e perhershme te tradhtise.

A sot nderkohe po na thone se sovraniteti ruhet me se miri permes nje çerek-implementimi te marreveshjes se Thaçit.

Lajme të ngjashme