Rama shihet duke u kthyer në selinë e PS-së: Do të flas pasi të mbyllet procesi
Edi Rama është kthyer në selinë e Partisë Socialiste për të ndjekur rezultatet përfundimtare.
Tv Klan e ka pyetur Ramën rreth procesit zgjedhor, por ai thotë se ‘do ta komentojë pasi të përfundojë procesi’.
“Të mbarojë një herë procesi” – thotë Rama.
Ndërkohë kujtojmë se Sali Berisha, në një konferencë të para pak çastesh ka thirrur protest për datën 16 maj në qendër të Tiranës, për siç tha ai ‘kundër krimit electoral të Edi Ramës’.