Rama reagon për situatën në veri: I bashkohemi qëndrimeve të ShBA-ve dhe BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Rama ka deklaruar se është duke e përcjellë më vëmendje situatën e acaruar në Kosovës.
Ai ka shtuar po ashtu se i bashkohet qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE,” - ka deklaruar Rama.
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022
Kryeministri Shqiptarë, ka bëre thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog, duke theksuar se mbështet planin Franko-Gjerman.
“Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG,” tha ai.
Ai ka bërë edhe një tjetër reagim në Twitter në të cilin është shprehur se mirëkupton edhe Kosovën por edhe ndërkombëtarët në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022